''Opozita luajti në mbrojtje'', Ramaj: Personazhet e konsumuar politikisht i vendosi në lista të sigurta

Avokati, Redi Ramaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se opozita luajti në mbrojtje dhe se personazhet që kishin vite të konsumuar i vendosi në lista të sigurta.

Ramaj: Problematika që përmendi edhe kryeministri me opozitën ose lidershipin vlen për t’u theksuar sepse skema mënyra se si vajti opozita përveç të gjithë problematikave të tjera, 4 vite përçarje, mosreflektim, etj pati edhe një mënyrë loje e cilësuan edhe gazetarët këto ditë, lojë në mbrojtje.

Pra personazhe që kishin vite të konsumuar me jetë karrierë politike dhe në parlamenti i vendosi në lista sigurta dhe pjesën tjetër të cilët dolën edhe më mirë sipas rezultateve pra zgjedhjet thonë që disa individë të PD kanë marrë vota shumë më tepër seç mund të kishin marrë ata të cilët ishin në lista të mbyllur.

Patjetër që do jetë 4-vjeçar i vështirë për PD.

4-vjeçar i vështirë për gjithë opozitën.

EMISIONET