''Një fitore kaq e thellë, të bën përshtypje'', Shella: Përveç qeverisë, PS ka në 'dorë' edhe Kuvendin
Eksperti për çështjet zgjedhore, Gerti Shella i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se PS tashmë përveç qeverisë, ka edhe Kuvendin të cilit mund t’i japë çfarëdo lloj forme.
Shella: Për herë të parë është një dukuri që ne e vëzhgojmë ku një forcë qeverisëse nuk konsumohet me tre mandate rresht në pushtet edhe kjo në vetvete një dukuri ka qenë për demokracinë shqiptare por merr më shumë vota.
Merr më shumë vota në masë të atillë sa kultura e konsensusit parlamentar është tashmë e panevojshme.
PS ka e vetme votat për të modeluar atë që konsiderohet rezervë e cilësuar e Kuvendit.
PS tashmë ka Kuvendin jo vetëm qeverinë, një plastelinë të cilës mund t’i japë çfarëdo lloj forme.
Ndoshta priteshe një fitore e PS, për shkak të diku të formulës, diku të administratës, diku të besnikëve partiakë si mund të jenë grupi i të moshuarve.
Por një fitore kaq e thellë bën përshtypje.

