"Opozita është atrofizuar", Topi: PD-ja ose është e paaftë ose është e përfshirë me mazhorancën
I ftuar në emisionin “Drejt”, me Luan Ramën, në Ora News, ish-presidenti i Republikës Bamir Topi kritikoi ashpër opozitën, duke u shprehur se përballë skandaleve të shpeshta qeveritare ajo ka mbetur e paralizuar, duke ngritur dyshime të forta për paaftësi ose bashkëpunim me mazhorancën.
" Kjo nuk e di si mund të ndodhë. Si ka mundësi që ndodh kjo situatë? Kjo i ngjan një organizmi që i kanë rënë 0 forcat imune.
Të ndodhin skandale të jashtëzakonshme, në mënyrë shumë frekuente dhe rezultati i opozitës është atrofizingu, domethënë janë ngurtësuar në atë farë pike sa problemi sot i bie që të mos jetë ky problem që paska qeveria për mungesë të rrotacionit.
Problemi qenka opozita. Dhe në fakt kështu është. Një opozitë e cila nuk shfrytëzon situata të tilla do të thotë, ose janë bashkë me mazhorancën dhe ka shumë fjalë për këtë, ose janë të paaftë.
Sikurse kanë thënë dhe për kryeministrin, ose je i paaftë ose je i përfshirë.
Ka një lloj binomi, që nuk ka ndodhur asnjëherë në këtë vend, që janë së bashku në këtë lloj katrahure dhe askush nuk e ngacmon seriozisht njëri-tjetrin", u shpreh Topi.
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë:


