35 vite nga Lëvizja Studentore/ Topi: Duket sikur nuk ka histori. Protagonistët e vërtetë mungojnë, studentët nuk i shohim më
Para pak ditësh, më datë 8 dhjetor, u kremtua 35-vjetori i lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90, dhe më 11 dhjetor përvjetori i themelimit të PD-së.
Pavarësisht zhvillimeve ndër vite, këto janë dy ngjarje të rëndësishme që lidhen me vendosjen e demokracisë pluraliste në vend.
I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se në këto përkujtimore po mungojnë shumë nga protagonistët e vërtetë të asaj periudhe dhe se historia po tregohet vetëm nga këndvështrimi i disa individëve, duke lënë në hije rolin e studentëve që ishin në qendër të lëvizjes.
" Nuk mungoj vetëm unë, mungojnë shumë e shumë të tjerë. Madje, protagonistët e vërtetë, ku unë nuk e fus veten, mungojnë.
Ka një lloj monopolizimi të historisë nga një individ.
Njeriu kur bën një analizë jo thjesht për situatën politike, por për gjithçka, duhet ta kthej kokën mbrapa. Duhet bërë një analiz retrospektivë.
Pra, është njësoj sikur të marrim në konsideratë një klub të madh futbolli dhe të mos marrim në konsideratë ata që e kanë sjell këtë klub që të ketë një emër të madh.
Duket sikur nuk ka histori. Kjo është për të ardhur keq, nuk është problemi tek një individ. Problemi është që protagonistë real të asaj lëvizje kanë qenë studentët dhe nuk sheh asnjë prej tyre", u shpreh Topi.
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë:

