Olta Xhaçka "zgjohet" pas shkundjes së djeshme në Asamble nga Rama: Ja ku jemi!

Olta Xhaçka "zgjohet" pas shkundjes së djeshme në

Një ditë më parë socialistët u mblodhën në Asamblenë Kombëtare, ku kryetari i tyre, Edi Rama përveç vlerësimeve, nuk kurseu as kritikat.

Një prej kritikave i drejtohej ish-ministres Olta Xhaçka, e cila që kur është larguar nga kabineti qeveritar, ka lënë pas dore postimet në rrjetet sociale.

Pa kaluar 24 orë, Xhaçka është rikthyer për të postuar në Facebook. Ajo ka shpërndarë disa fotografi nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së ku shkruan: “Ja ku jemi. Me Grupin Parlamentar të PS diskutuam për agjendën e javës dhe detyrat në vijim”.

Socialistët e kanë gati me detyrim të hedhin postime në rrjetet sociale, dhe nëse nuk janë të aftë të prodhojnë vetë material, duhet të shpërndajnë postimet e kryeministrit.

EMISIONET