Notre Dame de Paris hap dyert pas pesë vitesh, Rama: Edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht...

Dukej si një ndërmarrje e pamundur, por pas pesë vitesh punë bota po feston rilindjen e Notre-Dame de Paris, sipas ANSA.

Simboli i katedrales së Parisit, i shkatërruar pjesërisht nga zjarri i 15 prillit 2019, rihapi dyert sot në praninë e mbi 40 liderëve botërorë, duke përfshirë presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, presidentin e Republikës italiane, Sergio Mattarella dhe kryeministren, Giorgia Meloni, gjithashtu kryeministrin Edi Rama, presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky si dhe shumë liderë evropianë dhe afrikanë.

Para pak minutash, kryeministri Rama ka postuar një video me pamje nga hapja e Notre Dame de Paris, ku u shpreh se edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin e katedrales.

Postimi:

Paris - Sonte në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame de Paris, ku edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin pas zjarrit të pesë viteve më parë.

Notre Dame de Paris hap dyert pas pesë vitesh, Rama: Edhe Shqipëria ka

EMISIONET