Meta: Na vjen mirë që SPAK-u ka deklaruar që për zgjedhjet e 2025 do të jetë shumë herë më proaktiv

E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejpërdrejtë në "Skype", ishte ekspertja e çështjeve zgjedhore, Gerta Meta e cila foli rreth temës se si mund të arrihet një standard i përmirësuar që të mos ketë shitblerje votash dhe votuesit të votojnë pa presione.

"Natyrisht ky është një shqetësim dhe ka qenë një nga problematikat që ka prekur standardin e zgjedhjeve në Shqipëri. Domethënë tendenca për të deorientuar votën e qytetarëve shqiptarë dhe për të pasur lëvizje dhe tentativa të krimit zgjedhor parjetër që nuk mundet që proçeset zgjedhore në Shqipëri të kapin standartet dhe të marin atë çertifikimin e aktorëve ndërkombëtarë sidomos të raporteve të Odirit, të cilët vazhdimisht nga procesi në proces kanë dhënë rekomandimet dhe vërejtjet e tyre. Ne na vjen mirë që SPAK-u është investuar dhe ka deklaruar që për zgjedhjet e 2025 ai do të jetë shumë herë më proaktiv përsa i përket çdo lloj indicieje dhe shkelje të Kodit Zgjedhor", u shoreh Meta.

EMISIONET