Noka: Unë dhe Berisha jemi të pakorruptueshëm, Rama më i korruptuari që ka lindur në Shqipëri
Në emisionin “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se pas perandorisë osmane Rama është korruptuesi më i madh që ka lindur apo ka shkelur në këtë vend.
Ai tha se ai bashkë me Sali Berishën është i pakorruptueshëm dhe shtoi se agjenda e Alibeajt është që t’i shërbejë Ramës kundër opozitës.
Noka: Ndërkombëtarët e dinë se këtu është realiteti i PD-së, duke përfshirë edhe Yuri Kim. Këtu Rama pas perandorisë osmane është korruptuesi më i madh që ka lindur apo ka shkelur në këtë vend.
Unë jam i pakorruptueshëm bashkë me Sali Berishën dhe ata që jemi aty. Agjenda e Lul Bashës po shtyhet nga Alibasha. Ai është pas tij. Unë nuk korruptohem, kam qenë 10 vite në pushtet, s’kam nevojë. Kam hyrë me mision për tu shërbyer qytetarëve. Alibasha ka agjendë kundër opozitës.
Emisioni Ora e Betit transmetohet çdo të martë e të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.


