Një shqiptar në zgjedhjet në SHBA, Turishta: Kepi ka një mbështetje të madhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan
Gazetarja, Kozeta Turishta në një intervistë në Ora Neës u shpreh se Marko Kepi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për një post në senatin amerikan dhe se ka mbështetje të madhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan.
Turishta: Marko Kepi të dielën e kaluar ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për postin e senatit në shtetin e New Yorkut.
Ka qenë një organizim më i madh se ne ç’prisnim.
Ajo që ka rënë në sy ka qenë prezenca e kongresmenëve, asambilstëve dhe përfaqësuesve të politikës.
Ka filluar edhe zyrtarisht fushata e tij. Marko Kepi nuk është një emër i panjohur për politikën amerikane.
Dy gara më përpara ka garuar në dy gara politike por për një diferencë shumë të vogël votash ai nuk ka mundur dot të ia dalë.
Ka një mbështetje të madhë nga komuniteti shqiptaro-amerikan sepse është edhe presidenti i organiztës ‘’Rrënjët shqiptare’’.
Është emri i dytë në fletë pas Donald Trump.

