''Këto zgjedhje ishin historike'', Mejdini: PS ka arritur gati një shumicë që e bën de facto opozitën të panevojshme

Gazetarja, Fatjona Mejdini e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora Neës u shpreh se këto zgjedhje ishin historike pasi për herë të parë në tranzicion një parti merr mandatin e katërt.

Mejdini: Është interesante në fakt se mendoj se të gjithë i parashikonim këto zgjedhje se si do shkonin.

Nuk mendoj se ka pasur analist politikë apo sondazhe që nuk e ka menduar që mazhoranca po shkonte drejt mandatit të katërt.

Ajo që nuk ishte parashikuar dhe zgjedhjet na treguan ishte thellësia me të cilën PS po shkonte në fitore.

Është shumë e qartë fakti se në këto 35 vite të tranzicionit shqiptar ne nuk kemi pasur një fitore të tillë.

Mendoj se këto zgjedhje kanë qenë historike në disa drejtime.

Për herë të parë në tranzicion një parti politike zgjidhet dhe merr mandatin e katërt dhe arrin gati një shumicë të cilësuar, një shumicë që de facto e bën opozitën e vendit të panevojshme.

Opozita në këto momente në kaq pak sa është reduktuar nuk ka mundësi ta pengoj mazhorancën në asnjë gjë që ajo ka ndërmend të bëjë.   

EMISIONET