Nga kanabisi te kullat e Tiranës/ Kodra: Në 2015-ën u kërkua zhvillimi i dr*gës, paratë e pista po pastrohen përmes ndërtimit
I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, Dorian Kodra, gazetar, foli për zhvillimet në sektorin e ndërtimit në Tiranë dhe burimin e financimeve që po qarkullojnë në këtë treg.
Sipas tij, ndërtimi i kullave në kryeqytet lidhet me një proces më të hershëm, ku para me origjinë të dyshimtë janë futur gradualisht në ekonomi dhe sot po investohen në pasuri të paluajtshme.
“Unë besoj që nëse kjo qeveri në 2015-ën e kërkoi zhvillimin te kanabisi, më pas ndoshta te trafiqet e drogës… sot po vazhdon me ta investojë, ta pastrojë këtë lekë në kullat që shohim në Tiranë.”-tha Kodra.
Në diskutim u ngrit edhe shqetësimi për rolin e institucioneve, ku sipas tij situata ka arritur në një pikë ku ndërhyrja është bërë shumë e vështirë.
“E keqja ka shkuar aq larg saqë këto e kanë të pamundur tashmë të bëjnë hapa pas.”-shtoi gazetari.
Ai u ndal edhe te kontrasti mes kërkesës për zhvillim dhe mënyrës se si po realizohet ai, duke ngritur pyetjen se sa e mundur është të ndalet ky proces pa pasoja ekonomike.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA E BETIT":


