Nga arrestimet e të miturve deri te plagosja e Nallbatit/ Këlliçi: Pamjet nuk gënjejnë, s*lmet ndodhën pa asnjë arsye

I ftuar në studion e Ora News ka qenë deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i cili ka folur për arrestimet dhe plagosjet që kanë ndodhur gjatë protestës së fundit së opozitës në 10 shkurt.
Këlliçi e ka përshkruar shoqërimin e të miturve në Komisariate si rast dhune me pretendimin se janë "rrëmbyër" nga efektiv pa uniformë.
Nga ana tjetër deputeti demokrat ka nënvizuar edhe rastin e plagosjes së Bledion Nallbatit, duke thënë se sulmi i uniformave blu ndaj këtij të fundit ka qenë e pa arsyetuar.

“Nuk ka asnjë lidhje PD me faktin që kanë dal qytetarë, që janë shoqëruar me fëmijët e tyre dhe policia të veshur në mënyrë civile, pra jo me uniformën e Shtetit. I kanë rrëmbyer këta të mitur, duke i futur në makina private për t’i çuar, duke i dhunuar, duke i provokuar për t’i çuar nëpër Komisariate.

Thënë këtë, tani që ne flasim  në Spitalin e Traumës ndodhet deputeti Bledion Nallbati, i shtruar me plagë në trup. Për shkak të goditjeve me gaz helmues dhe me sprajt djegës.

Pamjet i keni parë dhe pamjet nuk gënjejnë.

 Kemi pamje që tregojnë Bledion Nallbatin, jo vetëm që goditet me spraj në fytyrë pa edhe asnjë arsye. Por goditet me shkopa goma nga të paktën 15 deri në 20 policë.”- tha ai.

Ndiqni intervistën e plotë:

EMISIONET