Protesta e PD-së/ 7 të mitur nën masë sigurie, akuzohen për hedhje molotovësh dhe gurësh ndaj policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2026, 15:49

Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për protestuesit e mitur që u ndaluan nga autoritetet në lidhje me protestën e 10 shkurtit.
Raportohet për 7 të miturit është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, një herë në muaj.
Protesta e 10 shkurti u karakterizua nga tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit, që patën përplasje me hedhje të molotovëve nga ana e tubuesve dhe me ujë me presion e gaz lotsjellës nga policia.

