Nesho: Propozimi i Ramës për Asociacionin skandaloz me prapaskena ruse, akt tradhtie kombëtare

Nesho: Propozimi i Ramës për Asociacionin skandaloz me prapaskena

Në një intervistë për RTV Ora, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho u shpreh se draft-projekti është një akt skandaloz, sepse Rama është lidhur me Vuçiçin me projektet e tyre që kanë interesa me prapaskena ruse.

Ai tha se Kurti nuk dakordësohet me asnjë faktor tjetër nëse tkurret dhe zhbëhet sovraniteti i tij, duke shtuar se ndërkombëtarët janë agresivë me të sepse nuk duan konflikt në Ballkan.

Nesho: Ky është një akt skandaloz, sepse Rama është lidhur me Vuçiçin me projektet e tyre që kanë interesa me prapaskena ruse. Për fatin tonë të keq dhe të kombit tonë, e perspektivës. Nuk i takonte Ramës, por klasës politike dhe qeverisë së Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e tyre politike dhe në lidhje me asociacionit. Ky akt është një akt tradhtie kombëtare. Nuk dihet se çfarë detyrimesh ka ndaj njerëzve si Vuçiçi. Ata të dy nuk mund të avancojnë Open Ballkanin si faktorë paqeje në Ballkan. Ai do të fshihet edhe nga masakra zgjedhore e 14 majit.

Kurti nuk dakordësohet me asnjë faktor tjetër nëse tkurret dhe zhbëhet sovraniteti i tij. U tejkalua pak në pjesën e naivitetit, por ai është në bazë të interesave të përhershme, ku shumë vende kërkojnë që për të zhdukuar një konflikt të dytë me trupa ruse që të vijnë në Ballkanin Perëndimor, për të zhdukur këtë, kanë qenë kaq shumë agresivë ndaj Kosovës dhe Kurtit.

EMISIONET