Kritikat për draft-Statutin e Asociacionit, reagon Rama: Sillen si në llogore! Lufta ka mbaruar e armiku është mundur
Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me kritikat e marra për draft Statutin e Asosacionit të propozuar nga verë ai.
Me anë të një postimi në “Twitter”, Rama është shprehur se ata që shajnë kanë frikë se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore.
Ai tha se lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur.
“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!” - shprehet Rama.