Rama rikthen “Portin e ri të Durrësit” në kulmin e debatit për çështjen “McGonigal”
Në një kohë kur opinioni pret sqarimin e të vërtetës së tij të përfshirjes në dosjen hetimore të autoriteteve amerikane që çuan në arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal, të cilin e ka prezantuar dhe si mik të tij, kryeministri Edi Rama ka preferuar të rikthejë projektin e shumë-debatuar të portit të ri të Durrësit.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina”.
Në fjalën e tij Rama deklaroi se ky projekt do të sjellë shërbime cilësore e vende pune të mirëpaguara, çka do të reflektohet dhe në mosikjen nga vendi të atyre që duan të punojnë realisht.
"Nuk diskutohet se Durrës Marina hyn në ekonominë shqiptare si një lokomotivë që do të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në rritjen e shpejtësisë së zhvillimit ekonomik. Po ajo hyn dhe si një konkurent në një treg shumë ëm të gjerë sesa ai ishqipatr, në atë ndërkombëtar.
Do të ofrojë një shërbim cilësor dhe shumë profile pune të mirëpaguara për shumëkënd që nuk do të ketë më asnjë arsye në rast se do të punojë, që ta shohë të ardhmen jashtë vendit," tha Rama.