Në dokumenta është ende kryetar i PD-së, Tabaku: Lulzim Basha është e shkuara

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka dalë nga mbledhja që po zhvillohet me kryesinë e grupit parlamentar të PD-së këtë të hënë.

Ajo tha se Lulzim Basha është e shkuara e partisë dhe tashmë duhet të shohin nga e ardhmja.

“I bëj thirrje kolegëve që të bashkohemi dhe t’i ofrojmë shqiptarë një ofertë objektive. E pandershme që në këtë moment të shohim përfitimet personale. Basha është e shkuara, ne shohim nga e ardhmja,” u shpreh Tabaku

Tabaku i bëri thirrje kolegëve demokratë të bashkojnë forcat për të ofruar atë që nuk ofruan dot në vitin 2019.

“Duhet secili të ngrihemi mbi veten tonë dhe për të ofruar një ofertë serioze për PD-në në zgjedhjet e 14 majit. Unë nuk besoj që ne garën e kemi me njëri-tjetrin, ne garën e kemi për kundërshtarin”, u shpreh Tabaku.

Siç tha deputetja, shqiptarët presin një ofertë serioze nga politika. Ajo e cilësoi të pandershme dhe të padrejtë fokusin te interesat personale në këtë moment.

“Si qytetare e thjeshtë, si anëtare e thjeshtë e Partisë Demokratike, unë do të jem gjithmonë për bashkimin e Partisë Demokratike dhe për Partinë Demokratike si një alternativë e vetme”, u shpreh Tabaku.

EMISIONET