Ndryshimet në qeveri, Lita: Problematikat e gjetura nga SPAK sollën këto lëvizje. PD e ndarë nga korrupsioni i së kaluarës

Gazetari Lavdrim Lita ishte i ftuar në studion e Ora News ku foli për ndryshimet në qeveri nga kryeministri Rama. Lita i cilësoi këto ndryshime si lëvizje pa kuptim ku problematikat e gjetura nga SPAK sollën këto lëvizje në qeveri.

 "Ndryshime dhe lëvizje pa kuptim, si ajo e Manastirliut. Problematikat e gjetura nga SPAK sollën ndryshime në qeveri", u shpreh Lita.

Po ashtu gazetari komentoi edhe zhvillimet brenda kampit opozitar veçanërisht situatën mes demokratëve.

"Partia Demokratike me atë që u pa në Këshillin Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha konfirmoi ndarjen përfundimtare të demokratëve. PD në drejtimin e Bashës tashmë është e ndarë tashmë ngë korrupsioni i të kaluarës", theksoi ndër të tjera gazetari Lavdrim Lita. 

EMISIONET