''Ndërhyrja e kryeministrit, shkelje e Konventave Ndërkombëtare'', Teliti: Dorëheqja e drejtorëve të bashkisë së Vlorës, prej presionit të Ramës
Anëtari i Këshillit bashkiak Tiranë i PD, Dorian Teliti në një intervistë në Ora News u shpreh se dorëheqja e drejtorëve në bashkinë e Vlorës ka ardhur si pasojë e presionit politik të kryeministrit Rama.
Teliti: Dorëheqja e tyre ka ardhur si pasojë e një presioni politik nga ana e kreut të mazhorancës që e bëri të qartë e të thjeshtë që largohuni vet për 24 orë ndryshe pastaj lindin pasojat.
Dhe frika pastaj i ka çuar të gjithë drejtorët e bashkisë së Vlorës të largohen nga detyra.
Bashkia është institucion i pavarur pra është institucion i pushtetit vendor dhe është i pavarur nga qeverisja qendore.
Është i pavarur nga operimi dhe diktati i politikës së Tiranës.
Fakti që ndërhyhet me postin kryeministror dhe fuqinë kryeministrore, ndërhyhet në një pushtet i cili nuk varet nga ana e kryeministrit, kjo pastaj është në shkelje të hapur të parimeve dhe të Konventave Ndërkombëtare që Shqipëria ka firmosur këtu e 30 vite më parë siç është ajo e Konventave të drejtave të Njeriut pikë së pari.
Po ashtu edhe të Autoriteteve Europiane lokale që e bëjnë të qartë që pushtetet janë të ndarë, askush nuk duhet të ndërhyjë por të mos kemi raste të tilla të kërcënimit dhe largimeve masive nga puna.
Historia e Vlorës është histori e çuditshme midis kryeministrit dhe kryetarëve të bashkive të Vlorës.

