Nuk ka ndryshime/ Përfundon rinumërimi për qarkun e Durrësit, PD humb 18 vota, PS vetëm 5
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2025, 20:04

Ka përfunduar proçesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve 11 majit për qarkun e Durrësit. Mësohet se nga rinumërimi Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste ka humbur vetëm pesë vota.
Këto ndryshimet janë të vogla dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve, por vijnë si pjesë e një procesi transparence dhe kontrolli për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
