Muzhaqi rendit arritjet e ministrisë së saj: Kemi rritur buxhetin dhe qasjen e të rinjve në vendimmarrje
E ftuar në “Alert” nga Granit Sokolaj, Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët renditi disa nga arritjet që ministria e drejtuar ajo ka bërë me të rinjtë.
Muzhaqi: Kemi ngritur këshillat rinorë vendorë që është shumë e rëndësishme për përfshirjen e të rinjve. Tashmë kemi diku tek 480 të rinj që janë pjesë e këtyre këshillave dhe këta janë një entitet këshillues me kryetarin e bashkisë për shumë politika që mendojnë se është e rëndësishme për të rinjtë.
E dyta është krijimi i këshillit kombëtar të rinjve dhe rritja e kapaciteteve. Pjesa tjetër është rritja e buxhetit dhe mbështetja e projekteve për të rinjtë përmes agjencisë kombëtare të rinisë. Mënyra e aplikimit në Agjencinë kombëtare të Rinisë është e përshtatur me metodologjinë e BE-së. Një organizatë që ka arritur të bëjë një aplikim të suksesshëm është gatshëm që ta bëjë këtë gjë edhe në BE.