Muzhaqi: Kemi bërë një punë të mirë me të rinjtë, kemi një zë për ta në Këshillin e Ministrave
E ftuar në “Alert” nga Granit Sokolaj, Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët tha se ministria që ajo drejton ka bërë një punë shumë të mirë për të rinjtë.
Muzhaqi: Puna që kemi bërë kësaj periudhe që kur është ngritur kjo ministri, është se për të rinjtë është diçka shumë e mirë që kanë një person që është në mbledhje qeverie në pozicion vendimmarrës për të ngritur zërin për ta.
Ajo që kemi bërë me këshillat vendorë rinorë është që kemi ngritur problematikat në çdo bashki dhe që këto këshilla të jenë funksionalë.
Të rinjtë janë një forcë vendimmarrëse, sepse është e thjeshtë të thuash se duam që t’i kemi si forcë vendimmarrëse, por a dinë ata që ta shprehin këtë gjë. Sigurisht që ka nevojë edhe për mbikëqyrje.