Mori rreth 19 mijë vota në Tiranë, Ervin Hoxha ka një falënderim të veçantë për mbështetësit e tij

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha edhe pse u fut rishtazi në radhët e Partisë Socialiste dhe u bë për herë të parë pjesë një e gare zgjedhore më 11 maj, arriti të merrte mbështetjen e rreth 19 mijë votuesve në Tiranë.

Pëër këtë sukses të tij, Hoxha ka shprehur këtë të premte një falënderim për mbështetjen e treguar ndaj tij.

REAGIMI I MINISTRIT ERVIN HOXHA

Të dashur qytetarë të Qarkut Tiranë,

Mirënjohje për të gjithë ju që besuat në Partinë Socialiste, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, për arritjen e një rezultati të tillë historik.

Falënderim të veçantë për ju, gati 19,000 votues, që më zgjodhët si përfaqësues në Kuvendin e ri të Shqipërisë.

Falënderim për drejtuesit politik të qarkut, bashkëpunëtorët, kryetarët e OS-ve dhe shtabin e #Njësia 1????

Falënderim gjithashtu për votuesit për herë të parë, që e shprehët vullnetin përmes votës, duke përshpejtuar zhvillimin e shoqërisë sonë, në rrugën drejt ????????.

Së fundmi, por jo nga rëndësia, dua të falënderoj familjen time dhe miqtë, që punuan fort përkrah meje dhe më mbështetën në këtë rrugëtim.

Sot jam më i sigurt se ditën që e nisa këtë rrugëtim politik, se ky mandat do të jetë një 4-vjeçar i arritjeve të mëdha për Shqipërinë dhe shqiptarët.

EMISIONET