Meta sërish në mbështetje të Igli Carës në Durrës: Kërkesa për ndryshim është ulëritëse

Meta sërish në mbështetje të Igli Carës në

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shprehur sërish mbëhstetjen e tij dhe ytë forcës që ai drejton ndaj kandidatit demokrat të koalicionit opozitar në garën për bashkinë e Durrësit, Igli Cara.

Meta sërish në mbështetje të Igli Carës në

Ndërsa publikon në rrjetet sociale pamje nga takimi i sotëm në pallatin e sportit të këtij qyteti, Meta shprehet se më 14 maj, Durrësi do të votojë për triumfin e qytetarisë dhe për kryebashkiakun model Igli Cara.

 “Durrësi sot brohoriti: “Igli, Igli, Igli”, sepse është ulëritëse kërkesa për Ndryshim, Ndryshim, Ndryshim!

Më 14 Maj, Durrësi do të votojë për triumfin e qytetarisë dhe për kryebashkiakun model Igli Cara.

Bashkë Fitojmë!”, shprehet në mesazhin e tij kreu i PL-së, Ilir Meta.

EMISIONET