Berisha: 14 maji është fundi i Gjushit, i Çelës dhe i Ramës. “Miss Babëzia”, Belinda, bleu 500 mln euro energji pasi zbrazi digat

Berisha: 14 maji është fundi i Gjushit, i Çelës dhe i

Nga Durresi Sali Berisha deklaroi se Edi Rama po bën gjithçka që të largojë durrsakët dhe të largojë shqiptarët.

Ndaj tha ai, më 14 maj duhet të ndalim të keqen dhe të votojmë ndryshimin, dhe të votojmë Igli Carën per Durresin.

"Ju keni në memorien tuaj kohërat kur plazhi i Durrësit vlerësohej si më i bukuri në Europë. Çfarë ndodhi në 23 vite? Në 23 vite, bukuria e plazhit pothuajse u asgjësua, u betonizua.

Çfarë ndodhi në 23 vite? Janë ndërruar me qindra e qindra pallate. Por a është ndërtuar një hotel tjetër i dytë si ai që trashëgohet nga diktatura? Asnjë.

Jo se nuk janë shpenzuar para, janë shpenzuar mijëra herë më shumë se sa kushtonte hotel Adriatiku. Por si ka mundësi të mbetet një relikt në kohërat më moderne, të mos ketë një të dytë si ai.

Babëzia vetëm babazia nuk e lejoi. A nuk është ky një kushtrim për çdo durrsak, demokrat dhe socialist, të paparti dhe cilido qoftë, që ta ndalim të keqen?

E keqja nuk ka fund. Ndaj dhe me 14 maj, të votojmë Igli Carën. Durrësi është një kompleks natyror që mund të vendosej në çdo parajsë tokësore dhe mbitokësore. Me brigjet, me tokat, me kodrinat, nuk ka bukuri më përrallore se Durrësi, nuk ka një vend me potenciale të tilla.

Përsëri të rinjtë e Durrësit marrin rrugët e botës. Në vend që të punojnë në industrinë e tyre turistike, shkojnë dhe shërbejnë në turizmin e vendeve të tjera. Në vend që të punojnë në femrat e tyre, shkojnë dhe punojnë në fermat e të tjerëve.

Përse po largohen shqiptarët? Po largohen sepse ka një politikë genocidale. Edi Rama po bën gjithçka që të largojë durrsakët nga Durrsi, t’i largojë shqiptarët nga Shqipëria. Nëse ti krijon kushte të kalkulueshme që ua bën jetën të pajetueshme në vend, kjo quhet gjenocid dhe ky largim është krim kundër njerëzimit.

Le t’u referohemi fakteve. Me aktin e parë, dyfishoi taksat, përgjysmoi bizneset. Së dyti, ndërmori fushatën unike në botë. Askund në botë nuk arreston kush për çështje civile. Që kur janë themeluar kodet, çështjet civile janë civile dhe ato penale janë penale. Në një proces me një trashëgimi arkaike, të tmerrshme, arrestoi për fatura, 38 mijë qytetarë në vitin 2015. Ndërkohë kur çdo shtet në botë u paguan faturat atyre që nuk paguajnë vetë. Kurse ky u tregon derën e burgut. Natyrisht kjo ishte përzënie.

Çfarë mund të bëjnë fermerët në Durrës e Shqipëri kur ky sjell vërshimin e qumështit pluhur nga Shemavija. Si mund të maten fermerët e Durrësit me prodhuesit përreth, kur vetëm Kosova subvencionon çdo hektar grurë me 400 euro, subvencionon çdo lopë me 90 euro? Si mund të konkurrojnë fermerët tanë?

Pra, çfarë ndodh? Krijohen kushte për largimin e tyre. Nga Shkodra shkojnë dhe punojnë në Mal të Zi. Në vitin 2013, rrogat në Shqipëri ishin më të lartat në Ballkan. Nga viti 2007 deri në vitin 2014, numri i shqiptarëve rritej në Durrës dhe mbarë Shqipërinë. Kurse sot, një e treta e popullsisë në 8 vite ka braktisur këtë vend të bekuar.

A nuk është kjo një thirrje zemër, një apel nga thellësitë e shpirtit të çdo shqiptari kudo që ndodhet. Më 14 maj të ndalim të keqen, të votojmë ndryshimin, të votojmë Igli Carën", deklaroi Sali Berisha.

Po ashtu, Berisha theksoi se“Miss Babëzia”, siç e quajti ai ministren Belinda Ballukun, e cila se bashku me Ramën, kanë blerë 500 milionë euro energji pasi zbrazin digat gjatë verës.

"Pasuritë që ka Shqipëria, nuk i ka asnjë vend tjetër në Ballkan dhe Europë. Është vendi më i pasur, është vendi i pasurive përrallore, por e vjedhin, e vjedhin, e vjedhin. E keqja nuk ka fund, të keqen duhet ta ndalojmë! U them vetëm një shifër, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur se në vitin 2022, qeveria dhe administrata kanë vjedhur 122 miliardë lekë. Sa janë? Rroga vjetore e shqiptarëve, 130 përqind më e lartë. Këto janë, nuk po them 8 miliardë që janë vjedhur në tetë vite. Si i vjedhin, do thoni ju? I vjedhin se ndërtojnë rrugën në mes të fushës me 24 milionë euro, kur ajo kushton 2 milionë.

I vjedhin se mbjellin 10,30, 40 mijë fidane dhe thonë kemi mbjellë 1 milion fidane, një pyll sa Durrësi në Tiranë. Natyrisht nuk mbetet për rroga, nuk mbetet për pensione. Këto ditë rezulton se kanë blerë 500 milionë euro energji. Ua them unë ju dhe çdo shqiptar duhet ta dijë, se viti që këta kanë blerë 500 milionë euro, Shqipëria ka prodhuar 2 miliard kilovat më shumë nga sa konsumon. Kjo Miss Babëzia, Belinda me Ramën, këta zbrazin digat gjatë verës. Kur kodi i digave ndalon zbrazjen e tyre gjatë verës. Ia shesin sekserëve me 30 euro dhe ata e shesin në bursë me 250 euro dhe ndajnë paratë me ta.
Vjen vjeshta, digat bosh. Atëherë blejnë nga 350 euro energji. Ky është mekanizëm i tmerrshëm i vjedhjes ndaj qytetarëve.
Tjetër, rriten çmimet. Mblodhën 520 milionë euro. Kosova ia ktheu pensionistëve, studentëve dhe rrogëtarëve. Ku i çoi Edi Rama? 320 milionë për rrugët anësore që po i ndërton me 7.2 milionë euro kilometri, ndërkohë që vetë autostrada ka kushtuar 2 milionë euro kilometri. Nuk paguajmë asgjë më shumë se indiferencën!", theksoi Berisha.

Po ashtu, Berisha theksoi se 14 maji është fundi i Gjushit, fundi i Ardian Çelës, dhe vete fundi i Edi Ramës.

"Ajo zonja që është përballë Igli Carës del nga sirtarët e Gjushit. Ajo ka një dyshe që është një nga dyshet më mafioze jo vetëm në Shqipëri, por edhe Ballkan dhe më gjerë. Gjushi dhe Ardian Çela, mikpritësit e Masimo Delanos, nxënësit e tij në Shqipëri. Gjush, thuaj sa para nga taksat e shqiptarëve i ke dhënë McGonigalit? Në respekt të qytetarëve të Durrësit, i ftoj mikut tim Igli Cara ta ftojë në debat, të marrë suflerët me vete, Gjushin dhe Çalën. Këta nuk pyesin për qytetarët, pyesin vetëm për llogaritë e tyre bankare. 14 maji është fundi i Gjushit, fundi i Ardian Çelës, fundi i Edi Ramës", tha Berisha.

edi rama sali berisha durrës berisha igli cara belinda balluku

EMISIONET