Meta: Asgjë nuk na ndalon të çrrënjosim këtë sistem gangster dhe piramidal

Meta: Asgjë nuk na ndalon të çrrënjosim këtë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta shprehet i bindur se zgjedhjet vendore të 14 Majit do të jenë historike.

Në komentin bashkëngjitur një video-mesazhi që ai ka publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, Meta shprehet se këto zgjedhje do të mbyllin përfundimisht kapitullin e pushtetit monist dhe arrogant, që nuk jep llogari, por vetëm abuzon dhe shpërdoron.

“Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike, sepse do të mbyllin përfundimisht kapitullin e pushtetit monist dhe arrogant, që nuk jep llogari, por vetëm abuzon dhe shpërdoron.

Do të jenë historike sepse do të rikthejnë demokracinë dhe rolin e qytetarëve në vendimmarrje dhe sidomos do të rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë”, shkruan Meta në komentin e tij.

Kreu i PL-së po ashtu shprehet i bindur se asgjë nuk i ndal dot kandidatët e Opozitës së Bashkuar, veçanërisht kandidatët e primareve për t'u regjistruar, për të konkurruar dhe për të fituar në këto zgjedhje.

“Asgjë nuk i ndal dot kandidatët tanë, kandidatët e primareve për t'u regjistruar, për të konkurruar dhe për të fituar në këto zgjedhje, të cilat historike, jo thjesht për të çrrënjosur monizmin në nivel vendor dhe korrupsionin e frikshëm në këto katër vite në pushtetin lokal, por njëkohësisht edhe për të çrrënjosur në themele gjithë këtë sistem piramidal, gangster që vetëm përjashton qytetarët dhe vetëm shpërdoron taksat e tyre”, shprehet kreu i PL-së, Ilir Meta, në mesazhin e tij në videon e publikuar në rrjetet sociale.

EMISIONET