Mbledhja Itali-Shqipëri, Trimçe: Imazhi ynë është rritur ndjeshëm, por kjo s’do të thotë se çdo gjë shkon mirë

Mbledhja Itali-Shqipëri, Trimçe: Imazhi ynë është

Shqipëria dhe Italia konkretizuan një sërë marrëveshjesh dypalëshe me fokus të veçantë sigurinë, zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe fuqizimin e mbrojtjes civile zunë një vend themelor, të nënshkruara në kuadër të Samitit të parë Ndërqeveritar të mbajtur dje në Villa Pamphili në Romë duke rikonfirmuar thellësinë e partneritetit strategjik dhe angazhimin për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal.

Kryeministri Edi Rama dhe ajo italiane, Giorgia Meloni mbikëqyrën nënshkrimin dhe shkëmbimin e disa marrëveshjeve në sektorë të ndryshëm, ku siguria, zhvillimi i industrisë së mbrojtjes dhe fuqizimi i mbrojtjes civile zunë një vend themelor.

Dritan Trimçe, Zv.Presidenti i Shoqatës së Diasporës në Itali, në një intervistë për “Ora Neës” u shpreh se mbledhja e djeshme ishte e rëndësishme në shumë drejtime.

“Sa na përket ne emigrantëve shqiptarë këtu në Itali ngjarja e djeshme ishte shumë e rëndësishme, pasi rritet prestigji i shqiptarëve këtu në Itali.

Dhe të mos harrojmë se para 10-15 vitesh televizionet italiane talleshin me politikanët shqiptarë, ndërsa sot situata ka ndryshuar dhe ata trajtohen me respekt.

Nuk na vjen më turp që të themi se jemi shqiptarë, pasi imazhi ynë është rritur ndjeshëm kohët e fundit, por kjo nuk do të thotë se çdo gjë shkon mirë”, u shpreh Trimçe.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DRITAN TRIMÇEN

EMISIONET