Meta mesazh Ramës: Ç'ke mbjellë, ke për ta vjellë! PL, vendimtare për shporrjen e monizmit nga bashkitë
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur sot në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë.
Ai tha se Pl do të jetë faktor vendimtar për largimin e monizmit nga bashkitë e vendit dhe kthimin e këshillave bashkiakë në duart e qytetarëve, pas 14 majit.
Meta u ndal edhe tek skandali McGonigal dhe përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në dosjet e FBI.
“Jemi sot këtu për të vendosur kriteret për 1650 kandidatët e PL për zgjedhjet e 14 majit.
Jemi këtu për të gjitha angazhimet politike, organizative për zgjedhjet vendore ku PL do jetë faktor vendimtar për shporrjen e monizmit nga bashkitë tona.
Pas konstituimit të këshillit, grupi i PL që do jetë i jashtëzakonshëm, fjalën do ta marrin përfaqësuesit e banorëve, ato nën që ky regjim i nxori në rrugë për të ndërtuar kulla për oligarkët e tij. Ata do ë flasin.
Dhe nuk do të guxojë askush në të gjithë Shqipërinë të sillet me shqiptarët në atë mënyrë.
Gjithë bota është tronditur nga skandalet e Ramës, kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s.
Nuk pushojnë kanë një muaj, emri i tij lakohet ende nga mediat më të mëdha botërore. kudo flitet për një agjent të lartë që ka turpëruar vendin e tij dhe për korruptuesin e tij.
Edi Rama çke mbjellë ke për ta vjellë”, tha Meta.