Këlliçi: Në 14 maj dalim nga prapambetja urbane! Bashkia t’i respektojë qytetarët!

Këlliçi: Në 14 maj dalim nga prapambetja urbane! Bashkia

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherazi dhe kandidati për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet lokale në 14 maj, Belind Këlliçi ka bërë një ecje nga bulevardi "Bajram Curri" tek "Ali Demi" për të parë gjendjen e infrastrukturës dhe për t'u përshëndetur e biseduar me qytetarët.

Bashkia duhet t'i trajtojë e respektojë qytetarët në radhë të parë si njerëz e jo t'i shohë vetëm si burim financiar.

Çdo institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, shkruan Këlliçi, duhet të rrezatojë njerzillëk.

"Një ecje nga bulevardi "Bajram Curri" tek "Ali Demi" për të parë gjendjen e infrastrukturës dhe për t'u përshëndetur e biseduar me qytetarët.

Bashkia duhet t'i trajtojë e respektojë qytetarët në radhë të parë si njerëz e jo t'i shohë vetëm si burim financiar.

Çdo institucion në varësi të Bashkisë Tiranë duhet të rrezatojë njerzillëk.

E para Policia Bashkiake, që është bërë tmerri i 1 milion banorëve. Më 14 maj, ne kemi mundësinë e madhe për të dalë nga kjo prapambetje urbane", shprehet Këlliçi.

EMISIONET