Masë sigurie ndaj Veliajt? Berisha: Nëse SPAK vepron ndaj tij, e bën me urdhër të Edi Ramës dhe jo për ligjin
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha iu përgjigj interesit të gazetarëve nëse kishte dijeni lidhur me vërtetësinë e vendosjes së një mase ndalimi për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
“Nëse SPAK vepron ndaj Erion Veliajt, e bën me urdhër të Edi Ramës dhe jo për ligjin”, u përgjigj Berisha.
DEKLARATA E BERISHES
Nëse ndodh një gjë e tillë, ndodh sepse e urdhëron Edi Rama. Ata që kanë jetuar në diktaturë, e kanë shumë të qartë që nuk ishte mëkati dhe krimi që i dënonte ofiqarët e lartë. Kishte vetëm një arsye, besnikëria ose jo ndaj diktatorit.
Problemet e brendshme mes Edi Ramës, Linda Ramës dhe Erion Velisë, dua të shtoj këtu se Linda tani është një faktor, pak a shumë ngjason me Elenën, në kuptimin që ajo, meqenëse Çaushesku ishte elifmatrak në dijeni, kishte një arsim partie, ajo kryesonte institutin e kimisë se ishte shkencëtare e shquar dhe natyrisht bënte ligjin.
Në këtë mënyrë, edhe zonja Rama merret me tendera, jo vetëm me tendera, por përdor gjobëvënësin e Bolinos për të nxjerrë fatura për Arben Ahmetajn të hoteleve, se i kishte paguar hotelin, ndërkohë biletat e Ahmetajt kushtonin se sa kushtonin biletat e Edi Ramës në stadiumin e Nju Jorkut.
Pra, Arben Ahmetajn mercenar Dumani desh ta arrestonte për pagesat e netëve të fjetjes dhe biletat e avionit, kurse Edi Ramës i thotë lepe-peqe. Nëse vepron ndaj Erion Veliajt, e bën me urdhër të Edi Ramës dhe jo për ligjin.
Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Edi Rama prej të paktën dy vitesh duhej të ishin në qeli. Janë dhënë 130 milionë euro, nuk ekziston as nam dhe nishan, sepse të gjitha kanë përfunduar në kontot bankare të Edi Ramës, Erion Veliajt e me radhë. Kjo është historia. Tani se si e kanë kiminë ata me njëri-tjetrin nuk e di atë punë.
Në një nga shtetet e SHBA-së, Ioëa, tradicionalisht republikan 4 ditë para zgjedhjeve, pollsterja me emrin An Selcer, botoi sondazhin e saj dhe këtë sondazh, ajo u tha amerikanëve se në mënyrën më paradoksale, më del se Donald Trump është me 44 pikë dhe Kamala Harris është 3 pikë para tij me 47. E vërteta është se e përdorën këtë sondazh për fat të keq, të gjitha mediat amerikane kundër Trump.
I dhanë hapësirën më të madhe. Dhe kur dikush e sulmoi, iu përveshën atij se si guxon të sulmosh ti më të respektuarën e sondazheve. Mirëpo kur sondazhi u kthye në popull, çfarë ndodhi? Doli se populli i Ioëa-s 57 për qind votoi për Donald Trump, 43 për qind votoi për Harris. Diferenca pra 14 pikë.
Pse ta thashë unë këtë ty, me lutjen më modeste mos i beso kurrë sondazhet që meritojnë vetëm një gjë, dizifiktimin e studion pasi ikën. Sepse janë instrumente të tmerrshme të mashtrimit publik. Unë ju dhashë ju vetëm shembullin e fundit, por unë kam shembuj më të mëdhej se ky.
Merr ti sondazhin ku thotë se vetëm 8%, në paturpësi absolute, kalon në histeri vetëm 8 për qind e qytetarëve mbështesin veprimtarinë e opozitës. Më fal çfarë po bën opozita. Opozita si kurrë më parë po përballet me fakte, me dokumente me të dhëna, po denoncon vjedhje pas vjedhje, skandal pas skandali, lidhje krim mbas krimi, ç’po bën tjetër opozita, vetëm po jep alternativën e vet.
Po si mund të mendojnë të fyejnë shqiptarët me rezultate të tilla. Nuk kuptojnë se janë bërë turpi i dheut dhe unë i them atij, zotërisë i cili për hir të së vërtetës, dua të them, personi që qëndron pas është i respektuar, por të kontrollojë ata që e bëjnë, sepse turpëron veten, turpëron betejën e njeriut për të vërtetë.
Të thuash ti se 2/3 mbështesin drejtësinë politike, nuk ka gjë më të pavërtetë. Është e vërtetë se në psikologji, koka e turkut funksionon, por detyra e sondazhit është të mos servirë si të vërtetë kokën e turkut, por opinionin e vërtetë. Prandaj ato janë vetëm trillime. Të garantoj se sondazhe të tjera tregojnë se shumica e shqiptarëve nuk aprovojnë kurrë drejtësinë politike të Edi Ramës, mercenarizmin e Altin Dumanit, Arben Krajës, etj., me radhë.
Përsa i përket komunitetit ndërkombëtar, gjithmonë kam respekt të veçantë, por jashtë teorisë së gabimeve nuk del askush dhe ky komunitet ndërkombëtar të siguroj, se një gabim madhor ka në mbështetjen një dështimi, reformës së dështuar në drejtësi të Xhorxh Sorosit. Këtu kam unë dokumentet e marrëveshjes famëzezë Dobrusha-Shtylla, Soros-Parlament, janë dhe nën influencën e Xhorxhit, por kjo influencë shpresoj që gradualisht të tretet dhe unë gjer sa të kem fuqi e mundësi, do luftoj që veprimtaria politike e Xhorxh Sorosit të ndalohet me ligj nga kongresi i Shteteve të Bashkuara, të ndalohet me ligj nga parlamenti Europian në Europë.
Është kryekorruptori i botës, blerësi i politikanëve, i neveritshmi i politikanëve në të 4 anët e planetit dhe censor i pamëshirë. Ju falënderoj.
Dhe njëherë e nis me fjalët që hapa konferencën.
10 ditë pas masakrës, faktojnë se pista e vetme është pista shtetërore.
Banda e qeverisë, e licencuar nga Edi Rama për vrasje dhe masakra me qëllim që t’i sigurojë atij mandatin e krimit në Shkodër. E mbështetur fuqishëm nga Mondi që i duhet për të kryer ca punë, Mondi tjetër në krye të ministrisë dhe Mondi tjetër në krye të policisë.
Me këtë rast i ftoj shqiptarët të bashkohemi në këtë betejë se vetëm mosbindja civile është rruga drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të reja dhe rotacionit.
Do bëjmë gjithçka si sot e tutje, që të nxjerrim në dritën e diellit të gjitha vjedhjet e tmerrshme të këtyre hajdutëve të pashembullt. Por kërkohet kontributi i çdo njeriu.
Ftoj forcat politike, të gjithë ata që konsiderojnë Edi Ramën dhe qeverinë e tij të keqen më të madhe të këtij vendi, që besojnë se nën narkoshtet shqiptarët nuk kanë të ardhme, por vetëm rrënim, t’i bashkojmë forcat.
Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!