Marrëveshja në Ohër, Basha: Kurti tregoi lidership, keqardhje për Serbinë që nuk nënshkroi

Marrëveshja në Ohër, Basha: Kurti tregoi lidership, keqardhje

Pas takimit të mbrëmshëm në Ohër mes shefit të diplomacisë evropiane, Joseph Borrell, kryeministri i Kosovës Albin Kurtin dhe presidenti serb Aleksander Vuçiç ka reaguar edhe ish-kreu i PD Lulzim Basha.

Në postimin e tij në Twitter Basha shpreh keqardhje që Serbia sërish nuk pranoi të nënshkruajë marrëveshjen edhe pse për marrëveshjen e Ohrit e sheh si një hap të rëndësishëm në rrugën e bashkëpunimit mes vendeve.

“Një hap i rëndësishem u hodh sot në Ohër nga Kosova dhe Serbia në rrugën e bashkëpunimit dhe integrimit europian. Kosova nën lidershipin e Albin Kurtit tregoi dhe njëherë se është në tryezë me konstruktivitet dhe vullnetin për të nënshkruar një marrëveshje që i shërben Kosovës por gjithashtu rajonit dhe vetë Serbisë për të hapur një faqe të re paqeje dhe stabiliteti.

Keqardhje që Serbia sërish nuk pranoi të nënshkruajë këtë marrëveshje çka do të tregonte përmasën e plotë të përkushtimit për një kapitull të ri të marrëdhënieve të saj me Kosovën dhe BE. Uroj që mungesa e nënshkrimit të mos shërbejë si pretekst për të zvarritur zbatimin e marrëveshjes.

Mirënjohje për BE, JosepBorrellF, MiroslavLajcak, për SHBA dhe Gabriel Escobar për përpjekjet titanike për të arritur deri te ky moment. Le të shpresojmë se një dritë e re po çel për Kosovën, Serbinë dhe gjithë rajonin tonë," shkruan Basha në Twitter.

EMISIONET