Zero gabime, KLGJ nxjerr nul kërkesën e Metanit për shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti
Këshill i Lartë Gjyqësor, ka rrëzuar këtë të enjte kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, për shkarkimin nga detyra të Arben Dostit, Gjyqtarit të Shkallës së Parë në Gjirokastër.
Seanca dëgjimore ku u shpalosën gjetjet e ILD-së dhe pretendimet e gjyqtarit Dosti, është zhvilluar ditën e sotme në ambientet e KLGJ-së.
Unanimisht anëtarët e KLGJ, vendosën rrëzimin e kërkesës së ILD-së si të pabazuar në ligj dhe prova, për shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti.
Sipas raportit ILD, kishte analizuar 11 vendime të dhëna nga gjyqtari Dosti në periudhën 2017-2020 lidhur me kërkesat për lirim me kusht.
Tashmë këto pretendime të kreut të ILD-së Artur Metani u rrëzuan.