Mandati i Xhaçkës, Goxhaj: Si Olta e parë si Olta e dytë tregon një teatër që këta kanë ndërtuar
Avokati, Altin Goxhaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh për mandatin e Olta Xhaçkës se si Olta e parë si Olta e dytë tregon një teatër që është ndërtuar.
Goxhaj: Ishim dy vjet pa gjykatë Kushtetuese fare.
Dhe u miratuan ligje në parlament në kundërshtim me çdo lloj standarti.
Ne jetojmë në një anormalitet total dhe mua më duket shumë normale që kryetarja e gjykatës Kushtetuese tregon se çfarë është gjykata Kushtetuese.
Kjo nuk është një çështje për të thënë se si kjo nuk e di.
Kjo tregon se çfarë niveli ka gjykata e sotme Kushtetuese, ka qenë shumë më e mirë.
Ka qenë shumë më korrekte, shumë më profesionale.
Ata kanë qenë më të zot, më të mençur dhe kishin më respekt për fjalën e shkruar.
Si Olta e parë si Olta e dytë tregon një teatër që këta kanë ndërtuar që në fakt të vret shumë veshin.
Ky parlament nuk është legjitim, këta deputetë nuk janë legjitim.
Për shkak sepse ne nuk jetojmë në një vend që ka demokraci parlamentare.
Këtyre ti heqësh Oltën dhe ti vesh nja 20 Olta të tjera është njësoj, nuk ndodh asgjë.
Fëlliqje më të madhe për realitetin tonë nuk ka.