Vrasja në Durrës/ "Më kishte ngacmuar gruan", zbardhet dëshmia e autorit: Nuk mendova se kishte vdekur, shkova ditën tjetër te vendi dhe pash se trupi...
“Shkak për sherrin u bë fakti se më kishte ngacmuar gruan. Unë nuk doja ta vrisja. Po në një moment e shtyva. Nuk kisha për qëllim që ta vrisja. I kërkova të mos më ngacmonte bashkëshorten. Ai mu përgjigj shumë keq, më ofendoi. Me tha “shiko bej ndonje pune tjeter se i zgjidh vete hallet gruaja jote”. Ne kete moment mu erresuan syte dhe nuk mendova gjate. E shtyva dhe ai perfundoi ne kanal. Une me pas u largova ne shtepi dhe e lash aty. Nuk mendova se kishte vdekur, thash me vete se do ngrihet prap se ne uje ra. Diten e dyte mesova se nuk kishte shkuar ne shtepi. Shkova serish diten e dyte te vendi ku u perleshem e pash qe trupi i tij ishte spostuar disa metra nga vendi. Nuk kisha guxim te tregoja se çfare kishte ndodhur. Me kapi paniku. Kur e gjeten trupin e tij dhe e mori policia dhe àmbulanca thash nuk kane per ta kuptuar, por do mendojne se ka rene vete se edhe pinte alkool. Jam penduar shume, por nuk i kisha asnje borxh. Me kishte rene ne qafe”, raportohet se ka deklaruar autori para hetuesve.