Lufta në Iran dhe siguria kombëtare, Blushi: Atë që s’e mori Ajatollahu, është në duart e një banditi si Ergys Agasi
Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” të moderuar nga gazetarja Beti Njuma theksoi qëndrimi i partisë që ai përfaqëson është i qartë dhe krejtësisht kundër regjimit dhe Gardës revolucionare atje.
“Shqipëria është në vijë ajrore rreth 3 mijë kilometra larg Iranit dhe nuk e lidh asgjë me të dhe duhet të harxhojmë minuta të tëra për të folur për një situatë në një vend shumë të largët me ne, por mendoj se dëmet më të mëdha këtij vendi në raport me sigurinë kombëtare ia ka bërë Edi Rama se sa regjimi i Ajatollahut.
Kjo duke pasur parasysh që siguria kombëtare është në duart e Ergys Agasit dhe atë që s’e bëri Irani, e bëri më së miri Agasi dhe jo vetëm sigurinë kombëtare, por ç’është më e rënda ajo e Kadastrës dhe të gjitha të dhënat e shqiptarëve janë duart e një banditi që akoma nuk është arrestuar dhe qeveria ka bërë sikur e ka shpallur atë në kërkim”, u shpreh Blushi.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

