Lindita Çela: Ka dhjetëra denoncime për bashkitë Tiranë, Durrës e Elbasan për tendera dhe leje ndërtimesh

Përkundër listës së gjatë të kryebashkiakëve socialistë të arrestuar apo nën hetim për vepra penale, Lindita Çela thotë se ka rezerva mbi punën e organeve ligjzbatuese shqiptare.

Në "Ora e Betit" gazetarja tha se ka pasur dhjetëra dosje dhe denoncime për bashkinë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, për çështje tenderash dhe leje ndërtimi por nuk ka asnjë hetim.

Çela: Kur dëgjon listën e gjatë të kryebashkiakëve që kanë rënë në prangat e policisë apo rrjetën e hetimit të duket sikur organet ligjzbatuese po punojnë. Por në rastet më të mëdha nuk kemi të bëjmë me kryetarë bashkish të cilët janë përfolur për lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ka pasur dhjetëra dosje dhe denoncime për bashkinë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, jo vetëm për çështje tenderash por edhe lejet e ndërtimit. Ka me dhjetëra raporte qoftë të organizmave ndërkombëtarë apo të DASH që e kanë kthyer Tiranën apo Shqipërinë në listën e tyre të alarmit. Organet ligjszbatues enë në këtë vend nuk kanë asnjë hetim të mirëfilltë. Ndërtimet në Shqipëri janë kthyer në lavatriçen e pastrimit të parave.Vërtet kanë punuar por kush ka rënë?  

EMISIONET