Hoxha: Nëse do kishte veting në administratë, 30% do dilnin me histori trafiqesh, vrasjesh

Gazetari Poli Poxha thotë se Rilindja socialiste e futi në sistem krimin.

Në "Ora e Betit" ai thotë se nëse dekriminalizimi do të implementohej në një administratë, 30% e tyre do të nxinin formularët.

Poli Hoxha: Kjo histori ka nisur që me ardhjen e Rilindjes në pushtet. Parrulla e famshme "të gjithë qelbësirat të bashkohemi për të rrëzuar Berishën" ishte një strategji. U futën deputetë të akuzuar për trafiqe droge e femrash, përdhunim. Kjo është vetëm maja e ajsbergut. Në administratë ka njerëz të krimit. Nëse bëhet një veting apo dekriminalizim siç bëhet për deputetët dhe kryetarët e bashkive 30% e administratës do të dalë tmerr fare, me raste vrasjesh, trafiku, tutorësh etj.

EMISIONET