"Lidhja e Ramës me McGonigal për asgjesimin e opozitës", Strazimiri: Kërkon përgjigje masive të shoqerisë
Gent Strazimiri anëtar i kryesisë së PD në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj foli lidhur me çështjen e ish agjentit të FBI e cila po shqyrtohet nga drejtësia amerikane.
Opozita ka thënë se lidhja e ramës me ish zyrtarin e lartë të SHBA ishte për asgjesimin e opoiztës.
Strazimiri tha se nuk "Nuk ka gjë më të madhe se asgjesimi i opozitës".
"Nuk ka gjë më të madhe se asgjesimi i opozitës. Rama donte të bënte interpelanc me opozitën që e ka stisur vetë. Është një tango e përgatitur prej tij."
Sakaq sipas tij zgjidhja janë protestat pasi sipas tij "Protesta është shumë e shëndetshme për një shoqeri".
"Protesta është shumë e shëndetshme për një shoqeri. Ashtu sikurse është palestra për trupin protesta për një shoqeri është jeta. Revolta tregon që shoqeria ekziston. Kërkon një përgjigje masive të shoqerisë shqiptare."
Duke parë zhvillimet brenda PD sa besoni se PD-së i bashkangjiten qytetarët?
"PD e ka dhënë shembullin e saj më 7 korrik, me 6 dhjetor dhe do të vazhdojë ta japë dhe më tej. Kanë qenë me qindra mijëra njerëz në shesh. Aty kanë qenë qytetarë që e kanë kuptuar se të protestosh është akt patriotik. Do ta tregojmë dhe më shumë me masivitetin që do të kemi në ditët në vijim. Regjimet nuk përmbysen kurrë me votë, përmbysen me revolucion."
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.