Turizëm elitar? Topuzi: Shqipëria me plazhe të pacertifikuar, nuk ka hotele me yje, i kanë vendosur vetë

Zak Topuzi, kryetar i ATA- së në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora foli lidhur me problemsatikat që has turizmi në Shqipëri.

Topuzi thotë se ka mungesë si të plazheve të certifikuara po ashtu dhe të hoteleve të certifikuar.

Zak Topuzi: Për të bërë turizëm elitar është i rëndësishëm që uji i detit të ketë mundësi të rajtohet.  Duhet të kontrollohen çdo javë ujërat, mbrojtja nga ndotja, pastrimi i rërës vazhdimisht, mospasja e mbeturinave, dhënia e ndihmës në momentin e parë në plazh. Të paktën në vija të përgjithshme jeta duhet të jëtë e siguruar. Shqipëria akoma nuk ka plazhe të çertefikuara dhe kjo e bën emergjente situatën. Ky vit duhet të na gjejë me rivendosje në punë të të gjitha këtyre strukturave. Ne vazhdojmë të mos kemi hotele të certifikuara me yje.

Ai thotë se dhe hotelet që i kanë yjet i kanë vendosur vetë.

Zak Topuzi: Ne vazhdojmë të mos kemi hotele të certifikuara me yje dhe kjo është nëj tjetër pikë negative për Shqipërinë. Një pjesë e hoteleve kanë vënë yje por janë të vendosura vet. Ka pasur 26 hotele me yje por tani nuk ka më. Ka një rankim me numra dhe në bazë të numrave rankohesh lidhur me standartin që ke. Vetëm ne jemi të pacertifikuara me yje dhe kjo krijon probleme për të vendosur standartin e hotelit. Yjet janë në varësi të shërbimeve që ofron dhe nëse i ke këto shërbime të ofruara.

Sipas tij duhet një strategji në plan afatgjatë kur të mos ketë më ndikim politika.

Zak Topuzi: Turizmi në Shqipëri është një industri që ka ecur. Në dhjetë vite pothuajse është dyfishuar. Ajo që duhet të zgjidhim ne është sezonaliteti, nuk duhet të flasim u hap apo jo sezonaliteti. Duhet të ketë turistë gjatë gjithë vitit. Duhet që të bëhet një strategji në plan afatgjatë kur të mos ketë më ndikim politika. Transporti publik është shumë i frëndësishëm.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET