Lapaj: Rama se do demokracinë, por opozita se ndryshon dot historinë me bilbil

Avokati Adriatik Lapaj ftuar në "Ora e Betit" thotë se opozita duhet të ketë një kauzë të fortë për të bashkuar popullin kubndër pushtetit.

Një ortek opozitar ai e sheh të mundur vetëm nesë përmbushen dy kushte.

Lapaj: Opozita ka përballë një njeri që nuk do demokracinë. Mbaroi muhabeti. Nuk e ka qejf të bëjë debat, se ka qejf mendimin ndryshe, opozitarizmin. Historia nuk ndryshohet me bilbil as me deklarata për video lart e poshtë. Si mund të bashkohet populli? Duhet një kauzë e fortë të mbledhë qytetarët e të gjithë grupimeve. Duhet të kesh një bosht qëndror që mbledh të gjitha grupimet, kjo është gara.

Që një opozitë të ketë frikë nga gara është e trishtë. E vetmja mënyrë si krijohet një ortek i madh i të gjitha grupeve të interesit për të mundur një pushtet me votë, gjithmonë me votë, harrojeni revolucionin, janë muhabete kot. Kthimi i ligjit për referendumet dhe hapja e listave, nëse këto të dyja ndodhin, i lë topin në derë pushtetit. Unë i pari do të jem në rresht të parë të opozitarizmit.

EMISIONET