Pa votën e Opozitës, zgjidhet kryesia e Komisioneve të përhershme parlamentare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2025, 17:14
Në Kuvend janë zgjedhur kryetarët e komisioneve parlamentare me anë të votës elektronike.
Në seancën e mbajtur pasditen e së martës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi lexoi emrat e sugjeruar nga mazhoranca për komisionet që do të drejtohen nga vetë ajo dhe me shumicë votash, projektvendimi u miratua.
Nga ana tjetër, opozita nuk mori pjesë në këtë seancë.

