Parlamenti rikthehet për herën e dytë brenda kësaj dite
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2025, 17:12

Seanca e dytë plenare e Kuvendit të Shqipërisë, ka rinisur ku ku pritet të realizohet votimi për drejtuesit e komisioneve parlamentare.
Ndërkohë në seancën e parë, që u mbajt më herët gjatë ditës, pati një përplasje të ashpër mes opozitës dhe mazhorancës lidhur me ndryshimin e rregullores së Kuvendit.
Ky ndryshim ka sjellë rritjen e numrit të komisioneve parlamentare, duke i shtuar ato nga 8 në 11.

