Kuko: Me 84 vota nuk do të bëjmë çfarë të duam, PS-ja është forcë e matur, do të kemi dialog
Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në 11 maj, Romina Kuko tha se në qarkun e Korçës votimi ka qenë shumë i qetë ashtu sikurse edhe votimi.
Kuko: Korça ka qenë shumë e qetë, ashtu sikurse edhe në fushatë. Votimi ka qenë shumë i qetë, kishim një incident që u sqarua në Maliq për votëblerje dhe doli sipas hetimeve që ishte menuja e halucinacioneve gjatë dhe pas fushatës. Ishte proces shumë i qetë.
Debati për kornizimin për ta çuar drejtësinë në standardet evropiane nuk është bërë vetëm nga PS-ja, por edhe organet e jurisprudencës. Kjo gjë kërkon kohë që të përshtatet dhe kërkohen mekanizmat check and balance. Por ama ne nuk kemi thënë se do të shkrijmë SPAK-un. Do të kemi një dialog të vazhdueshëm me institucionet evropiane, dhe shpresoj edhe me opozitën sepse na bën mirë. Me 84 vota nuk do të bëjmë çfarë të duam, sepse jemi një forcë e matur.

