Kujtim Gjuzi: Preferoj Berishën, mbajti grushtin, është i vetmi person që Rama ka frikë
Kryetari i Partisë Kombëtare Konservatore, Kujtim Gjuzi në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi tha se Berisha është personi që ka më shumë frikë Rama.
Kujtim Gjuzi: Nëse e ka frikë një person kryeministri Edi Rama në Shqipëri është baca Berishë. Kjo nuk do të thotë se institucioni Baca për 3 minuta hy në parlament.
Partia Konservatore çfarë lëvizjesh do të bëjë në këto zgjedhje?
Kujtim Gjuzi: Ne në fillim kishim informacion që goditja që i ishte dhënë Berishës në lidhje me non gratën kishte diçka, kishte një shtysë. Ne jemi për mbrojtjen e shtetit të së drejtës. Me Ilir Metën me Vanxhel Dulen dhe me Sali Shehun unë them që dalin dibranët për Sali Shehun. Deri në këtë momnet brenda PS-së vlon kazani i ziftit. Tirana është shumë e kujdesshme në votim.
"E mbajti grushtin Berisha, nuk është se nuk e mbajti me datë 6-të. Nuk ra në tokë, në këtë moment që nuk bie në tokë, institucioni qenka në këmbë. Dhe përballë një junte që do të marrë të gjitha pushtetet unë preferoj Sali Berishën, dhe pse jo Lulzim Bashën? Kush ja ka fajin Lulzim Bashës që i është vjedhur karrigja e kryeministrit kur Partia Konservatore nuk i ka njohur zgjedhjet dhe i ka çuar në gjykatë.", tha ai
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.