Kujtohet Jeronim De Rada, poeti i "Këngëve të Milosaos" u nda nga jeta në vitin 1903
120 vite pa Jeronim de Radën.
Arbëresh nga Makia De Rada njihet si një personaliteti poliedrik.
Ideolog i Rilindjes, mbrojtës i çështjes kombëtare, poet e folklorosit, ai u kujtua të martën për kontributin e jashtëzakonshëm.
"Një veprimar dhe mendimtar i paharruar. Është një nga poetët madhor të letërsisë shqipe."
Çfarë ka dhënë për Shqipërinë është vlerësuar por profesor, Sadik Bejko thotë se duhet bërë më shumë që vepra e tij të njihet edhe nga të rinjtë.
"Mund të bëhet më shumë për të publikuar veprën e tij dhe për ta bërë veprën e tij të arritshme për brezat që vijnë."
Në Muzeun Historik Kombëtar për De Radën u mbajt një leksion i hapur.
"Është një cikël leksionesh të hapura."
Jeronim De Rada, autori i “Këngëve të Milosaos” u shua në 28 shkurt të vitit 1903.