Fredi Beleri në burg, KQZ i jep mandatin si kryebashkiak i HImarës
Qëndrimi në burg i Fredi Belerit me akuzën për blerje të votës nuk ka ndikuar në komisionin qendror të zgjedhjeve.
Këtë të enjte Ilirian Celibashi i dha mandatin për kryetar të bashkisë së Himarës
Vendimin nuk u mbrojt dhe as u kundërshtua nga përfaqësuesit politik në KQ
po në të njëjtën ditë Fredi Beleri dhe i ndaluari tjetër Pandeli Kokaveshi kanë paraqitur ankimimin në apel duke kërkuar daljen nga qelia ku qëndrojnë prej datës 12 maj. Beleri kërkon pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet.
Ndërkohë, Kokaveshi i kërkon Apelit të Posaçëm masë më të butë se "arresti me burg", me pretendimin se situata e tij shëndetësore i rrezikon jetën në izolim. Prokuroria pretendon se ka prova që implikojnë belerin në blerjen e votave në himarë. Sipas dosjes hetimore Ka qenë një agjent i infiltruar që natën e 12 majit ka biseduar me të për të marrë 400 mijë lekë kundrejt 8 votave.