Komisionet hetimore, Bardhi: S’ka marrëveshje, por dakordësi në parim. Do t’i kërkojmë llogari Ramës!
Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deklaroi se nuk ka asnjë marrëveshje me Edi Ramën.
Bardhi tha se ka vetëm dialog për të rikthyer jetën normale parlamentare në vend duke plotësuar kërkesat legjitime të opozitës.
Bardhi: Nuk ka asnjë marrëveshje. Ka një dialog politik normal për një vend kandidat në BE, që ne insittucikone, palët poltiike të dialogojnë. Ka gjetur dakordësi në parim. Ligji është antikushtetues, dhe për këtë arsye është dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Ajo që unë kam thënë, është që hetimi parlamentar është çështje vullneti politik. Komisioni hetimor për zgjedhje pushoi së ekzistuari sepse mazhoranca nuk kishte vullnet. Hetimi parlamentar do të kryhet në përputhje me kushtetutën e Shqipërisë.
Për çdo çështje që ka devijim nga kushtetuta, do të zbatohet kushtetuta. Unë nuk kam dijeni se kush do të jetë dëshmitar, do të jetë çështje e punës së komisionit. Do t’i kërkojmë llogari kryeministrit. Edi Rama vijon të jetë kundërshtari politik i opozitës dhe i PD, por edhe i çdo shqiptari të ndershëm. Normalizimi i jetës parlamentare, është çështje brenda parlamentit. Nuk jemi tërhequr nga asnjë komision hetimor. Të dyja komisionet datojnë në shkurt të vitit 2021 dhe 2023. Jemi përqëndruar 100% te beteja me Edi Ramën. Këtë sesion parlamentar kemi kërkuar këtij komisione hetimnore. Në diten e neserme, do të dërgoj kallëzim shtesë kundër kryeministrit Edi Rama. Do të zbatojmë kushtetutën.

