Ishte caktuar të mblidhej sot, shtyhet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, vjen reagimi i parë nga Gazment Bardhi

Sot në orën 13:30 ishte parashikuar të zhvillohej Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Por mbledhja është shtyrë për një moment tjetër.

Vetë deputeti Gazment Bardhi nuk ka pranuar të japë arsye për gazetarët që e prisnin tek selia e Rithemelimit por duket që negociatat nuk kanë shkuar siç ishin parashikuar.

“Duhet të pyesni kuvendin"- tha ai duke folur për gazetarët teksa po hynte në selinë e Rithemelimit

Nuk iu përgjigj as pyetjes nëse dështuan negociatat?

EMISIONET