Kodra: PD në kontradiktë me veten, quan 11 majin farsë por bashkon votat me PS për Reformën Zgjedhore
Gazetari, Dorian Kodra i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se PD e ka quajtur zgjedhjet e 11 majit farsë por bashkon votat me PS për Reformën Zgjedhore dhe kështu PD bie në kontradiktë me atë që ka thënë deri më sot për 11 majin.
Kodra: Personalisht më ka lënë një shije jo të mirë.
E para sepse kanë kaluar vetëm 6 muaj nga farsa elektorale.
Ajo që PD e quan farsë elektorale.
PD dhe Sali Berisha i ka bindur militantët e mbështetësit e tij që kjo ishte një masakër elektorale.
Me dhjetra video që ka publikuar vetë, me akuzat që ka bërë për vjedhjen e zgjedhjeve dhe në momentin kur merr një konfirmim shumë të madh nga OSBE-ODIHR që ishte ky raporti përfundimtar, bashkon votat me PS për një marrëveshje të re.
Fakti që ka një marrëveshje, një përpjekje, një votim të përbashkët për ngritjen e një komisioni për Reformën Zgjedhore nënkupton që do ketë një marrëveshje.
Duke qenë se nënkuptohet një marrëveshje e re, nënkuptohet një klimë mirëbesimi mes palëve.
Bie krejtësisht në kontradiktë me gjithë atë që opozita ka thënë deri më sot për 11 majin dhe shumë njerëz e kanë besuar.

