Bushati: Është detyrim për çdo parti që të marrë pjesë në ndryshimet e rekomanduara për Reformën Zgjedhore

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se është detyrim për çdo parti që të marrë pjesë në ndryshimet e rekomanduara për Reformën Zgjedhore.

Bushati: Diskutimin do ta bëj të ndarë midis Reformës Zgjedhore dhe Reformës Territoriale.

Për Reformën Zgjedhore para pak ditësh doli raporti i OSBE-ODIHR dhe ka dalë me rekomandime të qarta.

Dhe në këtë kuadër është detyrim për çdo parti parlamentare që të jetë pjesë të marrë pjesë në ndryshimet e rekomanduara për Reformën Zgjedhore.

Ne kemi parë shpesh në vitet e kaluara që gjithmonë pas zgjedhjeve flitej për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore.

Dhe ajo gjithmonë lihej për ditët e fundit të korrikut në afatin maksimal para se të ishin zgjedhjet e radhës.

Por që këtu çdo parti duhet të marrë pjesë në reformën zgjedhore, kjo nuk më duket fare e çuditshme.

 

EMISIONET